Vdekja e 3 vjeçarit Aylan, Gjykata turke dënon me burg dy sirianë

Dy shtetas sirianë janë dënuar me katër vite burg për vdekjen e tre vjeçarit Ailan shtatorin e kaluar, por edhe personave të tjerë që gjeten vdekjen në të njëjtën barkë me të. Por avokati i njërit prej tyre ka azuzuar sërish babain e tre vjeçarit si bashkëpunor me kontrabandistët që çuan në mbytjen e barkës dhe vdekjen e 5 personave.Një gjykatë turke  ka dënuar me katër vite burg dy shtetas sirianë si përgjegjës për vdekjen e 5 personave, mes tyre edhe 3 vjeçarin Ailan, imazhet e  trupit pa jetë në breg të detit tronditën të gjithë botën shtatorin e kaluar.3 vjeçari u mbyt bashkë me nënën dhe vëllain e tij në jugperëndim të Turqisë, teksa po përpiqeshin të mbërrinin në brigjet greke.Avokati i njërit prej tyre, Qemal Ertugrul, tha se  Muëafaqah Alabash dhe Asem Alfred u dënuan me katër vjet e dy muaj burg për kontrabandë të qenieve njerëzore dhe vrasje nga neglizhenca.Ertugrul përsëriti akuzat se babai i Aylanit  punonte me trafikanët që drejtonin barkën e cila u përmbyt sëbashku me familjen e tij.Ai tha se kjo u konfimua kur babai i tre vjeçarit u pa të mblidhte paratë e emigrantëve që donin të arrinin në Greqi dhe se ai ishte kapiteni i barkës që përfundoi tragjikisht.Që prej vdekjes së Ailanit, Bashkimi Europian, po përballet me një krizë të madhe të klandestinëve dhe një përçarje të thellë brenda unionit.Nga ana tjetër Turqia ndodhet në presion, pasi Europa pret që ajo të frenojë fluskin, duke i mbajtur të gjithë sirianët brenda territorit të saj.