Lirohen dy pengjet italinë, u kapën nga militantët e ISIS në Libi në 2015

Kanë arritur të shpëtojnë nga duart e militanve të Shtetit islamik dy italianët e tjerë, të  kapur peng në Korrik të 2015 në Libi së bashku me dy bashkëkombas të cilët fatkeqësisht humbën jetën gjatë një shkëmbimi zjarri mes militantëve  dhe forcave të sigurisë libiane. Nuk dihet ende nëse u liruan nga forcat e sigurise libiane apo arritën të arratisen, por Gino Pollicardo dhe Filippo Calcagno së shpejti do të mbërrijnë në itali.Janë liruar dy shtetasit italianë  Gino Pollicardo dhe Filippo Calcagno, të kapur peng në Libi që prej korrikut të 2015. Lajmi vjen një ditë pasi dy kolegët e tjerë të tyre, Fausto Piano e Salvatore Failla humbën jetën në periferi të Sabratas gjatë shkëmbimi zjarri mes miliatnëve dhe forcave libiane të sigurisë. Kanë qenë familjarët e të mbijetuarve që kanë dhënë lajmin mes lotëve, në momentin kur kishin humbur shpresat se mund të shikonin gjallë të dashurit e tyre. Mënyra e lirimit të shtetasve italianë ende ështe paqartë.Sipas kreut të bashkisë së Sabratas, dy pengjet janë liruar pas një operacioni blic të forcave të sigurisë libiane. Kurse një tjetër zyrtar i lartë i provincës thotë se  Pollicardo e Calcagno kanë arritur të shpëtojnë vetë nga burgu ku po i mbanin militantët e Shtetit Islamik. Të liruarit kanë dërguar edhe këtë mesazh vido duke u shprehur se janë të lodhur më së shumti psikologjikisht dhe se duan të kthehen urgjentisht në  vendin e tyreShërbimet inteligjente italiane kanë siguruar se dy të liruarit ndodhen në duar të sigurta të forcave policore dhe shumë shpejt do të dërgohen në një zonë të sigurtë, ku më pas do të nisen drejt italisë. Gino Tullicardo, Fausto Piano, Filippo Calcagno e Salvatore Failla i kapën peng më 20 korrik të 2015 në një zonë rreth 60 kilometër nga Tripoli, por fatkeqësisht dy prej tyre nuk arritën të shpëtojnë.