Blushi në një sallë me Ramën në Elbasan, pritet me fishkëllima dhe thirrje
Në vijim të turit partiak në prag të Kongresit Socialist, i cili kryesisht është fokusuar tek anëtarësimet dhe njohja e bazës me reformat e ndërmara nga qeveria, kryeministri Edi Rama u ndal në kundërvënien e opozitës ndaj këtyre reformave.Rama: Kemi një opozitë që vetëm opozitë nuk është. Për fat të keq në Shqipëri kemi dy qeveri, qeverinë e re dhe qeverinë e vjetër që nëse në 2013 qeveria e vjetër kishte një kokë, sot është një trup që ka dy koka dhe mbi qafë nuk ka asnjë kokë.Kryeministri Rama tha përballe anëtarësisë së partisë se ndjehet i fortë ndaj akuzave dhe sulmeve pavarësisht prej nga vijnë, duke shtuar se ato i shtojnë energjitë për të vijuar rrugën e nisur dy vjet më parë.Rama: Pse sulmohem unë, sepse unë po nuk u sulmova nuk e njoh veten time në mëngjes kur zgjohem, nuk jetoj dot pa qenë i sulmuar dhe sa më shumë më sulmojnë aq më shumë bindem që duhet të vazhdoj dhe nëse duan që unë të ndaloj duhet të ndalojnë së sulmuari. Jam i pari për të bërë edhe më shumë reforma dhe jo për të ndenjur dhe bërë kukuvajkën aman se po marrim në qafë të varfrit.Rroftë PS.Në sallë ishte i pranishëm kundërshtari i hapur i Kryeministrit, deputeti i qarkut të Elbasanit Ben Blushi, i cili tha se nuk ishte ftuar për të marrë pjesë në këtë aktivitet.Deputeti, Taulant Balla, i dha fjalën kolegut të tij, por duket se të pranishmit nuk e mirëpriten këtë moment, duke e shoqëruar me fishkëllima dhe thirrje ik, ik!Blushi: Ka tre vjet që nuk mblidhet as Asambleja dhe as Kryesia e PS, kjo do të thotë që unë nuk kam ku flas, prandaj kam folur publikisht dhe po kërkoj që të shkoj në një Kongres i cili u jep mundësi kandidatëve për kryetarin e PS të shpallin pikëpamjet e tyre dhe pastaj ti votojnë. Kjo është ajo që i kërkova kësaj salle sot, që mbështetja nuk jep as me fishkëllima, as me duartrokitje, as me ulërima, as me dhunë, jepet me votë. Pra e ftoj PS në votim.Megjithatë Blushi përcolli një mesazh për sulmet në adresë të tij:Blushi: Gjigand apo shkurtabiq ju përshëndes me mall armiq. Kjo është ajo që kam për të gjithë ata që ishin sot dhe që nuk mendojnë si unë.Deputeti i Elbasanit, Taulant Balla, reagoi përmes një postimi të gjatë në Facebook për qëndrimin e Blushit duke sqaruar se ftesa ndaj tij ka munguar sepse ai është ftuar dhe riftuar nga shtabi i rajonit të Elbasanit dhe Korçës, i ngritur prej 6 muajsh dhe se Blushi nuk ka qenë i pranishëm asnjëherë të vetme.“Pas disa ftestave dhe riftesave vendosëm të mos e ftojmë më” thotë Balla në FB.Balla nënvizon arsyen e reagimit të sallës ndaj Blushit me zemërim sepse siç thotë anëtarësia sheh tek Blushi njeriun që braktisi fushatën zgjedhore në bashkinë e Elbasanit dhe doli kundër Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore.
Ju kerkoj ndjese qe e theva programin e percaktuar te ketij takimi, duke i dhene fjalen nje kolegu. Por ju kerkoj edhe...Posted by Taulant Balla - Faqja Zyrtare on 2016-03-04