IKMT në Sarandë, shembet me shpërthim të kontrolluar ndërtesa 4-katëshe
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka realizuar sot në Sarandë shembjen e një ndërtese me shpërthim të kontrolluar.Objekti kishte katër kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 metër katrorë. Në trupin e objektit u hapën 200 vrima dhe u vendosen 10 kilogramë lëndë eksplozive c4.Operacioni i IKMT në mbështetje të bashkisë Sarandë, do të vijojë edhe me prishjen e disa objekteve të tjera, 1 dhe 2 katëshe.Po ashtu IKMT sqaron se është në mbështetje të bashkisë së këtij qyteti për realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës nr.5, loti 2 dhe 3.Pas shembjeve në Sarandë, aksioni i IKMT do të vijojë edhe në zona të tjera të jugut, si në Vlorë dhe Himare. Kryetarja e IKMT, Dallëndyshe Bici tha në një intervistë telefonike për Ora News se aksionet do të vjojnë deri në pastrimin e bregdetit shqiptar përpara nisjes së sezonit turistik.[caption id="attachment_691980" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i shembjes se nderteses me shperthim te kontrolluar[/caption][caption id="attachment_691873" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ndertesa qe u shemb ne Sarande[/caption]