Eshtrat në Pogradec, dyshohet se i përkasin një të pushkatuari në komunizëm

Eshtrat të cilat u gjetën një ditë më parë në zonën e lumit të Terhanit në Pogradec dyshohet se i përkasin të një personi, i cili është pushkatuar në kohën e komunizmit.Ky është konastatimi i policisë, sipas së cilës thuhet se ështrat janë të vjetra dhe zona ku janë gjetur ka shërbyer vite më parë si vend ku kryheshin ekzekutimet e kohës së komunizmit.Sipas te dhënave mendohet që aty të ketë edhe shume eshtra të tjera pasi mendohet që aty të jenë vrarë pa gjyq shumë persona nga të gjitha zonat e Shqipërisë, megjithëse thuhet se zona e pushkatimit ka qenë pak me lart se rruga, por  erozioni apo ujrat nëntokësore kanë bërë edhe zhvendosjen e eshtrave të personave të vrarë në një zonë më të ulët.Eshtrat u gjetën paraditen e së premtes në hyrje të qytetit të Pogradecit, te zona e lumit të Terhanit nga punëtorët e firmës që merren me punimet e ndërtimit të rrgës.[caption id="attachment_691867" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku mendohet te jene gjetur eshtrat Ne foto: Vendi ku mendohet te jene gjetur eshtrat[/caption]