Tregu shqiptar ende me shumë probleme, Milo: Gjykatat rrëzojnë vendimet për gjobat
Në ditën kombëtare të konkurencës, Drejtoresha e Autoritetit të Konkurencës Lindita Milo shigjeton bashkëpunimin e dobët me institucionet shtetërore në ruajtjen e konkurencës së ndershme në treg. Sipas saj, gjykatat rrëzojnë pjesën më të madhe të vendimeve të Autoritetit për gjoba ndaj bizneseve që shkelin konkurencën, ndërsa për shumë çështje që kanë lidhje me tregun, ky institucion nuk pyetet. 12 vjet pas krijimit të Autoritetit të Konkurencës, sfida më e madhe mbetet rritja e bashkëpunimit.Në Ditën Kombëtare të Konkurencës, tregu shqiptar ka ende shumë probleme.Drejtoresha e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, deklaron se në 12 vjet të ngritjes së këtij institucioni janë marrë shumë vendime për ruajtjen e konkurencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve.Por problem mbeten gjykatat, që në shumë raste rrëzojnë vendimet e Autoritetit.Lindita Milo: Instrumentat që ofron ligji për mbrojtjen e konkrencës janë instrumenta për të ndaluar marrëveshjet antikonkuruese në formën e marrëveshjes së ndaluar apo të abuzimit me pozitën dominuese, por që efektet e vendimeve të Komisionit në këto raste nuk kanë qenë siç duhet sepse vendimet të cilat kanë qenë me penalitete kur ato kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese apo kanë realizuar një praktikë në formën e marrëveshjes së ndaluar, këto vendime kanë pasur një rrugëtim shumë të gjatë në gjyqësor apo vendimet e Komisionit janë rrëzuar nga gjyqësori. Pra janë shumë pak penalitete të cilat janë arkëtuar.Autoriteti i Konkurencës është shprehur gjatë vitit 2015 edhe për koncesionet, ku në disa raste ka pasur shkelje të ligjit në dhënien e të drejtave ekskluzive.Lindita Milo: Vendimet e fundit të Komisionit të Konkurencës të marrë në fundin e 2015, ku tërheq vëmendjen për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të ligjit për mbrojtjen e konkurencës që lidhet ekzaktësisht me vlerësimin e koncesioneve apo të drejtave ekskluzive që në fakt një formë e tyre e qartë është dhe partneriteti publik-privat. Sikurse dhe për marrjen e opinionit të Komisionit të Konkurencës kur hartohen dhe miratohen ligje dhe akte të tjera normative që kanë efekte në treg.12 vjet pas krijimit, cila është sfida e Autoritetit të Konkurencës?Lindita Milo: Bashkëpunim, bashkëpunim dhe vetëm bashkëpunim me institucionet e tjera qëndrore dhe entet rregullatore.