Vranë për t'i grabitur dy kunatat e moshuara, burg përjetë autorëve

Gjykata e Durrësit dënon me burg përjetë tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e kunatave të moshuara në qytetin e Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.Gjykata ka dhënë burg për jetë për Vilson Elmazin, Artur Kacanollit dhe Indrit Shaqes.Gjatë pretencës, Indrit Shaqja mori përsipër krimin e dyfishtë dhe shfajësoi Vilson Elmazin dhe Artur Kacanollin, por mesaduket kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata.Në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin ekstrem ka qenë vetëm Vilsoni ndërkohë që dy të tjerët janë prezantuar nga avokatët.Në momentin kur gjyqtarja ka lexuar vendimin nënës së Vilson Elmazit i ka rënë të fikët.Mbrojtja-  Seanca e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka nisur me dëgjimin e palës mbrojtëse, e cila ka kërkuar që secili nga të pandehurit të veçohet në këtë cështje, pasi nuk kanë pasur rol të njëjtë në ngjarje. Pretendimet e mbrojtjes argumentojnë se Artur Kaçanolli, nip i njërës prej viktimave, nuk ka pasur dijeni për ngjarjen e rëndë, përvec një diskutimi që kishte bërë para saj me dy të pandehurit e tjerë për ekzistencën e sendeve me vlerë në shtëpinë e të moshuarave.  Edhe për Velson Elmazin, mbrojtja ka deklaruar se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka marrë pjesë në dhunimin e viktimave.  Në seancat e kaluara, vetëm Indrit Shaqja ka pranuar se është autor i krimit të rëndëKrimi i dy shtatorit 2014 tronditi mbarë shoqërinë   Dy gra të moshuara, kunata,të moshës 70 dhe 75-vjeçe, u gjetën të vdekura  në katin e dytë të banesës  me duar të lidhura dhe qese plasmasi në kokë. Krimi ndodhi në lagjen nr 11 të Durrësit.Gjinovefa Vava dhe Elsa Vava (burrat vëllezër) së bashku dhe me motrën e Gjinovefës, e paralizuar jetonin së bashku në banesën dy katëshe, shtëpi e vjetër karakteristike në Durrës.Ka qenë djali i njërës prej të moshuarave, i cili kishte  shkuar në mëngjes të takonte në banesë nënën e tij, kur kishte parë krimin e rëndë dhe  njoftoi policinë.Kacanolli ishte nipi i Gjinovefa dhe Elsa Vava.Më 26 qershor 2015 Indrit Shaqja u ekstradua nga Madridi i Spanjës ku ishte arrestuar.Më 19 shtator 2014 u arrestuan Vilson Elmazi dhe Artur Kaçanolli.[caption id="attachment_691446" align="alignnone" width="809"]Në foto: Vilson Elmazi i akuzuari per vrasjen e kunatave Në foto: Vilson Elmazi i akuzuari per vrasjen e kunatave[/caption] .