Tahiri në Romë, Alfano: Rruga e vjetër e kontrabandistëve është shndërruar në rrugën e re të ekstremistëve

Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri gjendet sot në Romë për të zhvilluar një takim pune me homologun e tij italian Angelino Alfano.Në qendër të këtij takimi do të jetë problematika e krizës së emigrantëve, rruga ballanike e mbërritjes së tyre drejt Evropës si dhe rreziku i infiltrimeve të elementëve terroristë mes radhëve të tyre.Pak orë para takimit me ministrin Tahiri, ministri i Brendshëm italian Alfano ka deklaruar për mediat se "rruga e vjetër ballkanike e kontrabandistëve është shndërruar në rrugën e re të "foreign fighters" (luftëtarëve të huaj) e të kampeve të tyre të stërvitjes.Alfano: Ndaj këtij fronti kemi përqendruar maksimumin e vëmendjes tonë. Gjatë takimit që do të kemi me homologun shqiptar do të koordinojmë iniciativat mbi mbrojtjen e kufijve e monitorimin e hyrjeve tranzite. Uroj që ky takim të jetë i frutshëm dhe në optikën e rrezikut terrorist."Zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme ka deklaruar se takimi mes ministrit Alfano e ministrit Tahiri do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në përfundim të tij, Ministria e Brendshme italiane do të publikoj një deklaratë për shtyp.tahiri alfano2/Ora News/