Shoqërohet Kreshnik Spahiu, Policia: Kryetari i AK protestë të paligjshme para bashkisë
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu është ndaluar nga policia e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit, kur Spahiu së bashku me aktivistë të tjerë të partisë së tij po protestonin përpara bashkisë së Tiranës.Aktivistët bllokuan dhe gozhduan dyert e bashkisë së kryeqytetit.Bashkë me Kreshnik Spahiun, policia tha se u shoqërua edhe nën kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Flavio Qarri.Sipas policisë, shoqërimi i tyre është bërë pasi protesta para ambjenteve të Bashkisë Tiranë ka qenë e paligjshme, ndërsa akuzohen edhe për veprime te kundraligjshme te kryera gjatë protestës si bllokimi i hyrjeve të institucionit. Pas marrjes në pyetje, ata janë lënë të lirë.Për ngjarjen reagoi edhe Partia Demokratike përmes deputetit Flamur Noka i cili e konsideroi ndalimin një akt politikReagon policiaPolicia e Tiranës sqaron se gjatë ditës së sotme është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 kryetari Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Kreshnik Spahiu si dhe nen kryetari i Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Flavio Qarri. “Shoqërimi i tyre është bërë lidhur me protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme te kryera nga ana e tyre gjatë protestës”, sqaron policia./Ora News/