Policia spanjolle konfiskon 20 mijë uniforma të shtetit islamik

20 mijë uniforma të destinuara për shtetin islamik janë konfiskuar nga policia spanjolle. Autoritet thanë se uniformat ishin fshehur në kontenenierë të deklaruar se mbanin rroba të përdoruara.Policia spanjolle deklaroi se ka sekuestruar 20 mijë uniforma ushtarake të cilat sipas autoriteteve ishin të destinuara të shkonin për shtetin islamik dhe frontin Al Nusra.Në një deklaratë të posaçme, policia tha se uniformat ishin fshehur në tre kontejnerë, të cilët mbanin etiketa për rroba të përdorua. Kontrolli dhe ndalimi i tyre u krye në Valencia dhe Algeciras.Ngjarja pason arrestimin e shtatë personave gjatë muajit shkurt, të dyshuar për lidhje të drejtpërdrejta me militantët e dy organizatave terroriste./Ora News/