Ambasada e Bullgarisë pritje me rastin e festës kombëtare
Ambasada e Bullgarisë në Tiranë, ka organizuar një ceremoni të veçantë me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë. Ambasasdori Dimitar Arnaudov, e çmoi 3 marsin si Ditën e Rimëkëmbjes të Shtetit Bullgar dhe u ndal veçanërisht në vlerat e demokracisë. "Besimi në demokraci është një prej vlerave themelore, që ne ndajmë me popullin e Shqipërisë që ka shëbryer edhe si bazë e miqësisë së dy vendeve",u shpreh ai.Që prejt vitit 1888, në kalendarin bullgar, 3 marsi shënon një ditë të veçantë, Festën Kombëtare të Bullgarisë. Festimeve me qendër në Sofje i është bashkuar Ambasada Bullgare në Tiranë, që ka organizuar një pritje të veçantë me praninë e autoriteteve të larta shqiptare, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë dhe figurave të tjera të njohura.Ambasadori Dimitar Arnaudov, e çmoi 3 marsin si Ditën e Rimëkëmbjes së Shtetit Bullgar.Kjo ditë është simboli mbas një nate te gjatë dhe të errët, ku fryma e pavdekshme e popullit u zgjua për një jetë të re në vazhdimësi. Për ne liria kombëtare ka rëndësi të madhe. 3 marsi është një ditë speciale dhe festive në kalendarin bullgar. Është një shans që të mblidhemi me miqtë tanë dhe me familjen. Një ditë në të cilën të ndalemi dhe të mendojmë për forcën e larmisë sonë, çast reflektimi për këtë çfarë është demokracia për secilin prej nesh në jetën tonë të përditshme.Ambasadori Arnaduov u ndal veçanërisht në vlerën e demokracisë, një vlerë që sipas tij, e bashkon Bullgarinë me Shqipërinë."Besimi në demokraci është një prej vlerave themelore, që ne ndajmë me popullin e Shqipërisë. Kjo është baza e miqësisë së farkëtuar gjatë shekujve midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona janë tradicionalisht të mira, pa çështje të diskutueshme dhe të hapura dhe janë ndërtuar mbi bazën e miqësisë së vërtet dhe respektit reciprok.", tha ai.Ambasadori apeloi që si shtet të demokracisë, shqiptarët e bullgarët të punojnë për ti bërë shoqëritë më të afërta dhe bashkëkohore./Oranews.tv/