Shkruajnë grafite kundër Zajednicës, arrestohen dy aktivistë të VV

Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar pasditen e sotme pasi kanë shkruar grafite në Vushtrri.Personat e arrestuar janë Naim Bunjaku dhe Mehmet Salaci, njofton Lëvizja Vetëvendosje.“Para se të dërgoheshin në polici, ata ishin duke shkruar grafite që kundërshtojnë themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj.As Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes."Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial.”- shkruajnë aktivistët e VV në njoftimin e tyre./Oranews.tv/