Dadoja që i preu kokën vajzës ruse: U hakmora ndaj sulmeve të Putin në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2016, 19:20
Dadoja e cila i preu kokën një vajze 4 vjeçare jashtë një stacioni metroje të Moskës tha se e kreu vrasjen për t’u hakmarrë ndaj muslimanëve të vrarë në Kremlin gjatë sulmeve në Siri.Në një video të postuar online ditën e enjte, 38 vjeçarja Gulchekhra Bobokulova nga Uzbekistani dha shpjegimin e parë të detajuar të një incidenti që kanalet televizive zgjodhën të mos e transmentonin.“U hakmora ndaj atyre që derdhën gjak”- iu përgjigj Bobokulova dikujt që e pyeti prapa kamerave.“Putin derdhi gjak, avionët bombarduan.Pse vriten muslimanët? Edhe ata duan të jetojnë”.Kremlini lançoi fushatën e tij të sulmeve ajrore në Siri në 30 shtator në mbështetje të Presidentit Bashar Al-Assad, në një ndërhyrje që ndryshoi rrjedhën e konfliktit./Oranews.tv/