Pas negociatave të gjata, Kuvendi kalon dekriminalizimin, opozita ikën pas votimit

Përmbyllet pas shumë negociatash dhe sherrnajash procesi i dekriminalizimit të politikës. Me 114 vota pro deputetët e parlamentit shqiptar miratuan aktet  nënligjore të ligjit të dekriminalizimit që opozita e quajti si fundin  e një beteje dy vjeçare.  Orët e gjata të negociatave u finalizuan me tërheqjen e mazhorancës nga disa pika të rëndësishme. Në emër të grupit të PS, Gramoz Ruçi garantoi se shumica ka qene gjithnje e bindur për këtë proces të rëndësishëm ndërsa pasi mori trofeun e parë të konsensusit opozita braktisi punimet e kuvendit  duke vendosur si kusht kryesor për rikthimin,  largimin efektiv të deputetit socialist Armando Prenga. Ish kryeministri i vendit shigjetoi faktin se kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm në votimin e dekriminalizimit ndërsa shtoi se aksioni i opozitës përmban shumë opsione nga bojkoti deri tek dorëzimi i mandatit. Me 114 vota pro, deputetët e parlamentit shqiptar miratuan aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit që opozita e quajti si fundin e një beteje dy vjeçare.Pas shumë orësh negociata dhe mosmarrëveshje,  mazhoranca dhe opozita u dakortësuan mbi 2 çështjet që i mbajtën pezull,  proçesin e verifikimit të formularëve për të cilën u ra dakort që kompetencë të ketë institucioni titullar dhe më pas prokuroria, si  deklarimi i gjeneraliteteve të cilat zytari mund ti ketë përdorur më parë brenda apo jashtë vendit.Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, akuzoi mazhorancën se përdori çdo instrument për ta bllokuar dekriminalizimin.Bylykbashi: Është një projektvendim shumë i detajuar i cili nuk lë shteg në gjykimin tonë që kriminelët ti shpëtojnë qoftë ata që janë sot në institucione dhe ata që do të vijnë nesër për të kandiduar në zgjedhje, apo për tu emëruar nga dikush, as të kenë shtegun për të hyrë, dhe as ata që duan ti fusin një alibi, nuk e dija e mora dhe e futa dhe këtë.Në emër të grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi garantoi se shumica ka qenë gjithnjë e bindur për këtë proçes të rëndësishëm.Ruçi: Ne jemi treguar serioz, u bë një pakt apo një marrëveshje politike para shumë kohësh edhe me ndërmjetësim ndërkombëtar, pakt që u arrit me një dakortësi politike për ndërhyrje deri në Kushtetutën e vendit, pakt që u konkretizua me ndryshimet ligjore për një ligj organik për integritetin moral, politik dhe ligjor të të zgjedhurve dhe të emëruarve në administratën publike.Beteja e opozitës në Kuvend me mazhorancën nuk përfundon me dekriminalizimin, janë dy kushte të tjera të cilat duhet të plotësohen që parlamenti ti rikthehet normalitetit.Halimi:  Deputetët që gjakosën qytetarët e thjeshtë në dyert e komisariatit të mos shkelin më në parlament, në mënyrë që deputetët të cilët përfitojnë fonde publike duke patur kostumin e deputetit nuk duhet të rrinë as edhe një minutë këtu në parlament. Në mënyrë që komisionet hetimore të opozitës të cilët zbulojnë të gjitha aferat e qeverisë, të jenë efektive. Pa u bërë dhe pa u plotësuar këto kushte opozita nuk mund të vazhdojë të rrijë më në këtë parlament.​Më i ashpër ishte  ish-kryeministri Sali Berisha, i cili  shigjetoi kryeministrin Rama, se nuk ishte i pranishëm në votimin e dekriminalizimit.Aksioni i opozitës, sipas tij  përmban shumë opsione nga bojkoti deri tek dorëzimi i mandatit.Berisha: Edhe më shumë se bojkot, mos e quani bojkot, quajeni më shumë se bojkot se në mënyrën më absolute do të thotë më shumë se bojkot sepse të gjitha opsionet janë të hapura. Sepse këtu këto ditë ka ndodhur zhvillimi më dramatik në këtë parlament, Edi Rama thirri vrasësin për të sfiduar opozitën. Është i hapur desintegrimi i parlamentit.Ish-kryeministrit Berisha iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla:Balla: Po të shikoni deklaratën e Berishës sot që na sulmonte ne në fakt ai sulmonte qëndrimin e PD, nuk sulmonte qëndrimin tonë. Megjithatë Saliu nuk përbën lajm.15: 00 Halimi: Tre kushtet e PD-sePas votimit opozita u largua nga parlamenti duke përmendur dhe tre kushtet ndaj maxhorancësEduard Halimi: "Kusht i pasdiskutueshëm që opozita të vazhdojë një jetë parlamentare normale, largimi efektiv i deputetit Prenga i cili erdhi në seancën e kaluar për të votuar ministrat e qeverisë dhe nuk ka akoma një akt të pastër ligjor që të ndalojë përfundimisht deputetit Prenga të vijë këtu në parlament.Kushti i dytë i marrëveshjes së 24 dhjetorit kishte të bënte me ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kushti i tretë i marrëveshjes së 24 dhjetorit kishte të bënte me funksionimin normal të komisioneve hetimore parlamentare të cilat gjatë gjithë kësaj kohe janë penguar dhe vazhdojnë të pengohen.Ndaj për të treja këto kushte, Partia Demokratike ka depozituar sot nisma konkrete ligjore, kërkesa konkrete të cilat duhet të materializohen në mënyrë të shpejtë. Në mënyrë që deputetët me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetët që gjakosën qytetarët e thjeshtë në dyert e komisariatit të mos shkelin më në parlament, në mënyrë që deputetët të cilët përfitojnë fonde publike duke patur kostumin e deputetit nuk duhet të rrinë as edhe një minutë këtu në parlament. Në mënyrë që komisionet hetimore të opozitës të cilët zbulojnë të gjitha aferat e qeverisë, të jenë efektive. Pa u bërë dhe pa u plotësuar këto kushte opozita nuk mund të vazhdojë të rrijë më në këtë parlament”" votimiOra 14: 44 Deklarata e Bylykbashit dhe e RuçitDeputeti Oerd Bylykbashi tha se ajo që po përmbyllet sot është faza e largimit të kriminelëve:  “Nuk do të tolerojmë për asnjë çast që ligji të mos zbatohet. Ky është akti që përmbyll betejën 2 vjeçare për dekriminalizimin. Bëmë ligjin se kriminelët janë në politikë e administratë"Gramoz Ruçi: “Ka dy ditë që publiku i gjerë deri në barcaleta doli tymi. Mesaduket doli tymi zoti Berisha. Shyqyr zoti Berisha që lëshove tymin se e mbajte ngrehur dy ditë. Nesje ne jemi treguar serioz paktit dhe marrëveshjes politike. Ne iu referuam një precendenti ligjit Severini në Itali, dhe pothuajse miratuam organikisht atë ligj me pak ndryshim. Por ne Shqiptarët si zakonisht kujtojmë se shpikim rrotën, edhe opozitarët që janë këtu prezent kujtuan se shpikën rrotën, kur shumë lehtë meqë miratuam atë ligjin organik të mirrnim dhe pr/ vendimin e parlamentit Italian dhe që ne e kemi depozituar që ditën e parë. Nuk e di çfarë keni tjerrë në atë pr/vendim por unë jam ngritur këtu të them vullnetin politik të  maxhorancës që është absolutisht po, por uroj dhe shpresoj që askush të mos e bëjë objekt konflikti me kushtetutën e vendit, në këtë hartim dhe tjerrje të madhe që keni bërë dhe na e hedh poshtë si shumë gjëra të tjera. Ne jemi këtu ta votojmë sipas marrëveshjes që është arritur.Uroj e gjykoj që të mos bëhet objekt në Gjykatën Kushtetuese që të mos rrëzohet     Ora 14 : 42 Pas gati 48 orësh negociata arrihet marrëveshja mes PS dhe PD-së.  Këshilli i Legjislacionit dhe Mandateve miratoi me konsensun aktet nënligjore të dekriminalizimit.Deputeti Taulant Balla në një prononcim për median në orën 14: 25 tha se ka një draft të përbashkët i cili  është firmosur nga PD dhe pritet vetëm mbledhja e Kuvendit për të kaluar në votim.Taulant Balla: "Këshilli i Legjislacionit dhe Mandateve miratoi me konsensus të gjithë aktet nënligjore që lidhen me zbatimin e ligjit për integritetin e funksionarëve publikë dhe atyre që kërkojnë të zgjidhen.Sipas procedurës materiali i kalon seancës plenare. Me kërkesë të grupit të PS-së ky pr/vendim është në rend të ditës.Kryetari I Kuvendit do të japë një orë për të mbledhur Kuvendin për të votuar. Ishte një proces sa i lehtë dhe i vështirë. Nga ana jonë ishte gadishmëria për ta kryer sa më shpejt këtë proces . Për të qenë i sigurtë i kam kërkuar të firmoste zotit Bykylbashi në material pasi nëse shkonte Luli tek Saliu apo Saliu  tek Luli mund të ndryshonin draftin           Ora 14: 19 Mesila Doda:  Parlamenti s'mund te mbahet peng“Parlamenti nuk mund të mbahet peng 48 orë siç po ndodh” deklaroi deputetja Mesila Doda  “Ajo që po ndodh është asgjë, por një tërheqje zvarrë. Të shpejtojnë të mbyllin procesin”Burimet nga Ora News: Palët janë drejt konsensusitOra 14: 15 Burime bëjnë të ditur Ora News se është drejt finalizimit marrëveshja mes palëve për aktet e dekriminalizimit. “Palët janë drejt konsensusit, janë tërhequr nga disa pika. Pritet finalizimi për t’ia dërguar aktet nënligjore Parlamentit” thanë burimet për Ora NewsOra 13:00 Është rimbledhur sërish Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve.Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se mbledhja ka nisur me praninë e përfaqësuesve të Partisë Demokratike.Partitë politike po zhvillojnë negociata intensive për hartimin e akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit.Ora 12: 35 Dekriminalizimi, mbyllet mbledhja e Këshillit të Mandateve, pritet të nisë seancaKa përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe pritet të nisë seanca parlamentare ku do të kalojnë në diskutim aktet nënligjore të dekriminalizimit.Ora 11:00 Vijojnë negociatatGazetarët e Ora News informojnë se vijojnë negociatat PS – PD për aktet nënligjore pasi palët ndahen në çështjen e verifikimit në formularin e vetëdeklarimit.Ora 10: 15 PD: Bllokohet seanca nëse nuk plotësohen kushtet Ka përfunduar mbledhja e grupit të PD që nisi prej orës 9 të mëngjesit të sotëm.  Mësohet se në mbledhje është disktuar çështja e dekriminalizimit dhe është vendosur bllokimi i seancës nëse nuk plotësohen kushtet e PD.  "Do miratohen vetem aketet neligjore te dekriminalzimit, dhe nuk lejohen vijimin e seancës për çështjet e tjera"- mësohet të jetë vendimi i grupit informon gazetari Everest Dedaj. Ora 10 :00 Rama e Meta takohen tek Kryesia e Kuvendit, para fillimit të seancësKryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë takuar paraditen e sotme pak para se të nisë seanca parlamentare ku pritet të hidhen për diskutim aktet nënligjore të Dekriminalizimit.Mësohet se takimi është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit dhe mes dy drejtuesve të maxhorancës është diskutuar qëndrimi lidhur me aktet nënligjore.Mbrëmë u mësua se Maxhoranca dhe opozita kanë gjetur kompromision përfundimtar dhe pritet të miratojnë në senacën e ditës  sotme  të gjitha aktet nënligjore që do të mbështesin ligjin e dekriminalizimit i miratuar po me konsensus në muajin dhjetor. I pari që lajmëroi që seanca do të vijonte ditën e premte me këtë rend dite ishte kryetari i kuvendit Ilir Meta i cili zgjodhi momentin e largimit të shefes së politikës së jashtme nga parlamenti për të dhënë këtë mesazh pozitiv i cili erdhi fill pas apelit që Federica Mogherini i bëri politikës shqiptare për të pasur më shumë bisedim mes partive politike/Oranews.tv/