Jemi në Mars por Puka sot në mbrëmje u përfshi nga dëbora

Qyteti i Pukës dhe disa Njësi Administrative të Bashkisë Pukë u përfshin këtë mbrëmje nga reshje të dendura Bore.Bashkia Pukë ju apelon të gjithë drejtuesve të automjeteve të shmangin parkimin e mjeteve në të dy anët e rrugës kryesore, për shkak se krijohen vështërsi për pastrimin e qytetit.Kreu i Bashkisë Pukë, z. Gjon Gjonaj i ka kërkuar këtë mbrëmje kompanive të mirmbajtjes së rrugëve që të fillonin pastrimin e akseve nacionale që lidhin Pukën me zonat e tjera në mënyrë që të mos krijohen probleme me qarkullimin në drejtim të Pukës dhe anasjelltas.puke debore ne mars1 puke debore ne mars2 puke debore ne mars3 puke debore ne mars4 puke debore ne mars5/oranews.tv/