Tentuan të grabisin një automjet “BMW X5”, pranga tre të rinjve
Tre shtetas u arrestuan në flagrancë pasi tentuan të grabisin një automjet tip “BMW X5”. Në pranga përfunduan shtetasit Kledi Nallbati, 20-vjeç, Eraldo Muçelli, 28-vjeç dhe Xh.M, 17-vjeç, të tre banues në fshatin Vreshtas të Korçës.Sipas policisë lokale, ngjarja për të cilën akuzohen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku të rinjtë kanë tentuar të grabisin automjetin luksoz. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Eraldo Muçelli, iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 3(tre) fishekë pistolete, të kalibrit 7.62 mm.Ndërsa gjatë kontrollit fizik, por edhe në banesën e shtetasit Xh.M, iu gjet e sekuestrua 13 gr (farë) si edhe 53 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.Materialet në ngarkim të shtetasve, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Ora News/