PD kërkon referendum për projektet e bashkisë

Partia Demokratike depozitoi në KQZ 3 kërkesa për referendume vendore në Tiranë.Demokratët kërkojnë mendimin e qytetarëve për tre projektet e bashkisë: parkimin nëntokesor tek Parku Rinia, ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anet e Korpusit si dhe ndërtimin e kompleksit të lojrave te parku i Liqenit.Kërkesë u depozitua nga Shefi i Departamenti i Mjedisit Jamarbër Malltezi dhe disa anëtarë të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës.“Në kushtet kur janë marrë vendime që cenoje rëndë zonat e ndjeshme mjedisore, pa kryer proces të mirëfilltë të ndikimit në mjedis, jo transparente, pa konsultim me qytetaret siç kërkohet nga ligjet ne fuqi, është e domosdoshme që qytetarët e Tiranës të shprehen për këto vendime”, theksoi ai.Për zhvillimin e referendumeve vendore, sipas PD duhet të mbledhin të paktën 20 mijë firma nga qytetarët e Tiranës./Ora News/