Rihanna dhe çizmet e "rrezikshme" të saj për revistën "Vogue"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Mars 2016, 11:35
Bukuroshja nga Barbadosi ka pozuar “topless” me një palë çizme xhins Denim, për numrin e ri të revistës “Vogue”.Rihanna i cilëson çizmet e saj të rrezikshme pasi ato mund të vishen në takime që përfundojnë në shtrat.“Janë çizme shumë të rrezikshme. Nuk do i vishja në çdo takim, pasi janë vetëm për takime që përfundojnë në shtrat. Nëse do që pas takimit të shkosh e qetë në shtëpinë tënde, mos i vish. Ose nëse do që të mos rrëmbehesh rrugëve, mos i vish”, tha Rihanna.
