Banorët e Nënshkrodrës sërish në protestë për dëmshpërblimet
Janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre dhe protestën e radhës për dëmshpërblimin e përmbytjeve, banorët e zonës së nën Shkodrës e zhvilluan përpara institucionit të prefekturës.Ata kërkojnë që qeveria t’u japë paratë që u takojnë për përmbytjet e 2010 – 2011-s, ku vërshimi i ujërave shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa, bujqësi e biznese.Ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit, banorët kundërshtojnë edhe deklaratat e prefektit të Shkodrës se qeveria asokohe nuk miratoi VKM, për sa kohë që u dërgoi komisionet e vlerësimit në shtëpi.Protesta është e qetë dhe ata thonë se kërkojnë dëmshpërblimin që u takon "Nëse qeveria nuk reagon do përshkallëzojmë protestat" thonë ataNjë ditë më parë duke marrë shkas nga disa protesta radhazi që këta banorë zhvilluan, prefekti i Shkodres deklaroi se qeveria Berisha në atë kohë kishte hartuar 3 lista për përmbytjet, ku 2 prej tyre nuk kanë edhe sot një VKM, ndërsa nga 260 biznese, vetëm 4 prej tyre janë vlerësuar, të tjerave u janë zeruar dëmet. 
