"Vrasja e Kërtushës me paramendim". Gjykata lë në burg Kajnon

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Gëzim Kajnon, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Asllan Kërtusha, tri netë më parë.Në seancën e sotme, gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Kajnos nga policia.[caption id="attachment_691234" align="alignnone" width="640"]Në foto: Gëzim Kajno në Gjykatë Në foto: Gëzim Kajno në Gjykatë[/caption]Ai akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim bashkë me nipin e tij. Të njëjtën masë sigurie kërkoi edhe Prokuroria e Rrethit të Durrësit.[caption id="attachment_691233" align="alignnone" width="640"]Në foto: Gëzim Kajno në Gjykatë Në foto: Gëzim Kajno në Gjykatë[/caption]Nga këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, është fiksuar momenti kur autori, shtetasi Gëzim Kajno godet me qytën e pistoletës në kokë dhe fytyrë Kërtushën.Nga shkrepja e armës, plumbi ka kapur nipin e autorit të ngjarjes, Bledar Hajno.Më pas, siç thekson Prokuroria, konflikti shmanget nga objektivi i kamerës.“Në një moment të dytë, personat në konflikt shfaqen sërish në kameran e sigurisë, kësaj radhe pranë një taksie, ku Kërtusha po tentonte të hipte dhe duket që ishte i plagosur. Tek dera e taksisë, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno e arrijnë sërish dhe e godasin sërish, duke tentuar ta nxjerrin nga taksia. Megjithatë, taksia është nisur së bashku me Kërtushën drejt spitalit të Durrësit, ku ka mbërritur i vdekur me një plumb në pjesën e kraharorit”, thuhet në dosjen hetimore.Ndaj tyre kërkohet masa e sigurisë “arrest me burg” për “vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”, kërkesë e cila u pranua./Ora News/