Zvicra, 2.2 milionë franga Beratit për menaxhimin

Qeveria zvicerane do të investojë 2.2 milionë franga për dy projekte të rëndësishme në menaxhimin e mbetjeve urbane në infrastrukturë në Qarkun e Beratit. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf u takua ne Berat me drejtuesit vendor të 5 bashkive të këtij qarku që përfitojnë nga projekti, që synon menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Rajon.Christoph Graf: Për një zonë kaq të rëndësishme siç është Berati zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane ka shumë rëndësi. gjatë rrugës inspektuam vendin ku grumbullohen mbetjet dhe është shumë e rrezikshme që një pjesë e tyre hidhen dhe në lum, duke dmtuar rëndë një zonë kaq tërheqëse si Berati. Lajmi i mirë është që është lëvruar fondi 2.2 milionë franga, të cilat do të shkojnë për mbylljen e problemit të madh të mbetjeve urbane".Faza e parë e projektit parashikon ngritje kapacitetesh për stafet, përgatitjen e planit të menaxhimit të mbetjeve në nivel rajonal, studimin e fizibilitetit , dhe zbatimin e masave afatshkurtra që kanë të bëjnë me vendosje kontenierësh dhe pajisje ricikluese. Në një fazë të mëtejshme, do vijohet me ndërhyrje në infrastrukturën e mbetjeve, si stacionet e transferimit të tyre, ndërtimin e një landfilli etj./Ora News/