Parisi dhe Londra investojnë dy miliardë euro në dronat luftarakë

Franca dhe Britania e Madhe do të investojnë më shumë se dy miliardë euro në një program të përbashkët për prodhimin e dronëve për luftime operacionale deri në vitin 2030, sipas një deklarate të firmosur sot nga dy vendet gjatë një mbledhje franko-britanike në Amien (veri të Francës)Është hera e parë që Parisi dhe Londra publikojnë angazhimin financiar të tyre në këtë projekt, bazat e të cilit janë hedhur gjatë një mbledhje të mëparshme në vitin 2014 në Brize Norton (Angli qendër).Franca dhe Britania e Madhe arritën në janar 2014 në Brize Norton të punojnë së bashku për një sistem ajror luftimi të ardhshëm (FCAS, Future Combat Air System).Marrë nga: ATA