Debati mes Apple dhe FBI për telefonin e San Bernardino zhvendoset në Kongres

Debati mes Apple dhe Byrosë Federale të Hetimit është zhvendosur nga salla e gjyqit në Kongres. Beteja nisi pasi FBI i kërkoi kompanisë akses në softwerin e saj për të hetuar komunikimet e dy terroristëve që vranë 14 persona në San Bernardino të Kalifornisë dhjetorin e kaluar, me qëllim zbulimin e ndonjë rrjeti më të gjerë apo bashkëpunëtorëve të mundshëm të tyre. Drejtori i FBI James Comey i kërkoi kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndryshimin e ligjit që daton që në 1789, në mënyrë që që të detyrojë Apple të hapë dyert.Comey i kërkon Apple akses në Encryption,program i cili siguron përdoruesit e iPhone me një nivel të lartë privatësie dhe sigurie për të dhënat personale dhe të korporatave, por gjithashtu e bën atë potencialisht më të vështirë për autoritetet për të hetuar dhe për të parandaluar sulmet terroriste dhe krime të ndryshme.Këshilltari i Përgjithshëm i kompanisë Apple Bruce Sewell argumentoi se kërkesa e FBI do të dëmtojë privatësinë e çdo përdoruesi iPhone dhe sigurinë e tij. Drejtori i FBI-së ka pranuar se nëse do të fitojë rastin në gjykatë, ai do të ofrojë një precedent ligjor për zbatimin e ligjit për të detyruar Apple që të hapë rregullisht sisitemin e saj encryption.Si Apple dhe FBI ishin dakord që Kongresi duhet të marrë në konsideratë krijimin e një ligji më modern që të nbalancojë nevojat për privatësinë dhe sigurinë në një botë ku smartfonët mbajnë brenda tyre jetën tonë/Oranews.tv/