Daçiç: Këtë muaj, rifillojnë bisedimet me Prishtinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 11:31
Kryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi sot se në gjysmën e dytë të muajit maj, pritet të vazhdojnë bisedimet me Prishtinën në nivel kryeministrash.Në një konferencë të organizuar me rastin e ditës së Evropës, Daçiç shprehu optimizmin se këtë javë do të përfundojë plani i implementimit për Marrëveshjen e Brukselit.Daçiç tha së është i sigurtë se Këshilli i BE-së do t'i caktojë Serbisë datën për fillimin e negociatave.“Beogradin më 1 qershor do ta vizitojë presidenti i BE-së, Herman Van Rompej dhe askush nuk do të vijë nëse nuk ka lajme të mira”, shtoi Daçiç.