Vuçiç, të djelën viziton Leposaviçin në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, pritet të qëndrojë në Kosovë të dielën, më 12 maj.Sipas mediave kosovare gjatë vizitës së tij në Kosovë zv/kryeministrit serb, pritet të flasë para qytetarëve që do të mblidhen në Kishën Ortodokse në Leposaviç.“Arsyeja e parë përse Vucic ka zgjedhur për vizitë 12 majin, është se këtë ditë është festa e qytetit të Shën Vasilijes dhe çdo vit tradicionalisht serbët e veriut mblidhen për të festuar afër kishës në Leposaviç. Së bashku me Vucicin para qytetarëve, sipas xhendës, do të flasë edhe peshkopi i Kosovës, Teodosje”, theksojnë mediat.Sipas tyre, Vucic do të paraqitet bashkë me peshkopin Tendosje për të treguar para qytetarëve serb se qeveria serbe dhe kisha kanë mendim të përbaskët për marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës.