Mediat serbe: Serbia ka ushtrinë më të fuqishme në ish-republikat jugosllave

Serbia ka ushtrinë në të përgatitur dhe me te armatosur në ish-republikat jugosllave tregon një analizë e publikuar të martën nga shtypi serb. Ndërsa sipas kësaj analize Maqedonia është një nga vendet me ushtri më të dobët, ndërsa Kosova nuk përmendet fare.Gazeta serbe "Blic", shkruan se Serbia ka 33 mijë pjesëtarë të Armatës së Serbisë, 80 aeroplanë ushtarakë dhe 272 tanke. Ndërsa Maqedonia ka 8 mijë ushtarë, 31 tanke dhe asnjë aeroplan ushtarak. Ndër këto Kroacia numëron 16 mijë pjesëtarë, 32 aeroplanë dhe 86 tanke, ndërkohë që ajo është edhe anëtare e NATO-s.Edhe Bosnjë Hercegovina ka një numër të konsiderueshëm dhe fuqinë e saj si ushtri, duke numëruar 11 mijë pjesëtarë të rregullt, 19 aeroplanë dhe 188 tanke.Sllovenia si vend anëtarë i NATO-s konsiderohet si një vend me kapacitete të vogla ushtarake, duke numëruar 7.100 pjesëtarë të ushtrisë, 24 aeroplanë dhe 54 tanke.Mali i Zi është në fundin e listës së ish-republikave që ka kapacitete të vogla të armatës, ku numërohen vetëm 2.100 pjesëtarë të rregullt të ushtrisë, 4 aeroplanë ushtarak dhe asnjë tank.Kjo analizë ka të bëjë vetëm me numrin e pjesëtarëve dhe armatimit si dhe mekanizmave të tjerë luftarak. Një pjesë e armatimit dhe mekanizmave luftarake në disa nga këto ish-republika janë jashtë standardeve të NATO-s dhe nuk janë në gjendje të rregullt.