FMN: Greqia ka shënuar progres të rëndësishëm

Greqia ka shënuar progres të rëndësishëm në uljen e deficitit fiskal por nevojitet të vazhdojë reformat strukturore, me qëllim që të garantojë rimëkëmbjen e ekonomisë.Kështu janë shprehur përfaqësues të  Fondit Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të vizitës së tyre në Greqi.Raporti vë gjithashtu në dukje se Greqia duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të luftuar evazionin fiskal, për të hapur profesionet ndaj konkurrencës, kështu që të sigurojë se barra e masave shtrënguese nuk do të bjerë në mënyrë të pabarabartë mbi pensionistët dhe punonjësit.Ndërkohë ministri grek i financave, Janis Sturnaras e cilësoi raportin si pozitiv por shtoi se kjo nuk do të thotë që institucionet të bien në qetësi.Pas takimit me kryeministrin Samaras, Sturnaras theksoi se Greqia ka ende rrugë të gjatë për të bërë.“Gjërat po shkojnë shumë mirë, sipas planit, por nuk biem në qetësi. Kemi ende shumë distancë para nesh për të përshkuar”, shtoi.I pyetur mbi mundësinë e tërheqjes së investimeve gjatë udhëtimit të kryeministrit në Kinë, Sturnaras u përgjigj se “sigurisht shpresojmë”.