Daçiç: Kosova vështirë se mund të anëtarësohet në OKB

Ndërsa ka pohuar se pas përvojës me zhbërjen e Jugosllavisë, Evropa është e vetmja perspektivë për Ballkanin, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se Kosova vështirë mund të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.Duke folur për konfliktet në hapësirat e ish-Jugosllavisë, Daçio është shprehur se “krime kishte nga të gjitha palët” dhe se tani “është koha për shërimin e plagëve nga e kaluara”, kurse shikimi pas askënd s’e ndihmon por vetëm thellon konfliktet.“Jam shumë pragmatik. Si me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin të flisja për të kaluarën, e gjitha do të përfundonte me grindje të rëndë. S’do të kishte marrëveshje. Mund të ndryshojë vetëm e tashmja dhe e ardhmja dhe jo e kaluara”, ka deklaruar Daçiç.Por kryeministri ka përsëritur se Serbia me Marrëveshjen nuk e ka njohur Kosovën, sikundër as pesë vende të BE-së dhe se Kosova do ta ketë shumë të vështirë të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara