Rasmusen: Vullnet politik për zgjidhjen e emrit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen deklaroi se është e mundur zgjidhja e kontesti të emrit midis Shkupit dhe Athinës.Por sipas tij, kjo zgjidhje mund të arrihet nëse do të ketë vullnet të mirë politik midis dyja palëve. Rasmusen këtë e deklaroi me rastin e dëshmisë së tij në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, ku ai shprehu porosi inkurajuese për Maqedoninë dhe Greqinë, përfundimisht për të gjetur zgjidhje për kontestin e emrit.“Ne jemi të përgaditur për të nisur negociatat paraqasëse menjëherë sapo të arrihet zgjidhja për kontestin e emrit. Unë inkurajoj të gjitha palët e involvuara të japin gjithçka dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen.