Pranga administratorit të një firme, po punonte ilegalisht në bllokun e vilave në Farkë
Policia ka arrestuar një administrator të një firme ndërtimi, pasi u konstatua se kryheshin disa punime në një bllok vilash, ndërkohë që komuna e Farkës në datën 16 ia kishte pezulluar të drejtën për të vazhduar punimet."Me datë 19.02.2016, u arrestua shtetasi Arben Reli, 51 vjeç, banues në Tiranë. Në zonën e Farkës, tek lagja e Çollakve, shtetasi Arben Reli, administrator i firmës “Hydrosistem”, u konstatua se në kompleksin e vilave të ndërtuar prej tij, po bëheshin punime, ndërkohë që me datë 16.07.2015 nga komuna e Farkës i është pezulluar e drejta për të vazhduar punime në kompleksin e vilave dhe akoma nuk ka marrë një aprovim për rifillim të punimeve. Ku konkretisht janë konstatuar disa punime në fasadën e një vile, nga shtetasit:- A. C., 31 vjeç, banues në Tiranë- P. R., 39 vjeç, banues në Tiranë- F. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë- F. P., 26 vjeç, banues në TiranëShtetasit e lartë përmendur ishin punonjës të një firme të nën kontraktuar nga shtetasi Arben Reli, për të vazhduar punimet në kompleksin e vilave, ndonëse nuk i ishte miratuar leja e ndërtimit për të vazhduar punimet. Shërbimet e Postës së Policisë në Farkë, kanë kryer veprimet proçeduriale ndaj shtetasit Arben Reli, dhe materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje” parashikuar nga Neni 199/a,b i Kodit Penal", informon policia.
