Rama me eksportuesit: Optimist për një rritje ekonomike mbi 3%
Eksportet e mbyllën vitin 2015 me rënie vjetore 4.9%, duke shënuar ecurinë më të dobët që prej vitit 2009, ku rënia më e madhe u regjistruar në zërin e mineraleve dhe energjisë, por për kryeministrin Edi Rama, 2015-ta ka shënuar vitin me rritjen më të madhe të eksporteve, në mbarë rajonin.E madje për kreun e qeverisë, këto shifra rrisin edhe më tej pritshmëritë për rritjen ekonomike përgjatë 2016-ës me mbi 3%.Rama: Shqipëria hyn ndër vendet me eksporte të rritura dhe ka eksportet më të larta në rajon, një tjetër faktor inkurajues me rëndësi. Kemi arsye të forta të besojmë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë mbi 3%.Deklaratat kryeministri i bëri gjatë një takimi me 20 eksportuesit më të mëdhenj në vend, ku i siguroi ata se tashmë aksioni anti-informalitet është në një fazë të re dhe se nuk do të ketë më vizita të papritura të tatimorëve tek biznesi.Rama: Ne kemi hyrë në një fazë të re në administrimin tatimor e doganor dhe dua t’ju kërkoj edhe mirëkuptimin për çdo shfaqje dhe rast, kur kontrollet nuk janë në lartësinë e duhur për nga etika, për nga shpejtësia, për nga eficenca, për nga transparenca, por faza e re ku kemi hyrë, të jeni të bindur se shumë shpejt do të na sjellë në një situatë krejt të re me kontrollin e bizneseve mbi bazë risku, duke evituar vizitat abuzive, ato vizitat e famshme e të pafundme të tatimorëve nëpër subjekte.Kjo ftesë e kryeministrit ndaj eksportuesve vjen në një moment kur në qeveri janë bërë ndryshime të 2 ministrave, atij të Financave dhe të Ekonomisë./Oranews.tv/