Hapet zyra ku gratë dhe vajzat mund të adresojnë problemet

Në Lezhë është çelur një zyrë e posaçme në mbështetje të gruas. Qëllimi është adresimi i çdo problemi që përballen gratë e këtij rajoni, ku nuk janë të pakta rastet e denoncuara për dhunë në familje.Hapet në Lezhë një zyrë e posaçme në ndihmë të gruas. Qëllimi është që Gratë e Rajonit të Lezhës do të kenë një derë të hapur dhe një zë mbrojtes për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen çdo ditë.Sevim Arbana: “Futen fshatërat, mjedisi dhe ne do të jemi një qen roje për të gjithë problematikat”.Iniciativës së Shoqërisë Civile i është bashkuar edhe kreu i demokratëve të Lezhës Paulin Marku,që garantoi se forca që ai përfaqëson do fokusohet edhe tek mbështetja e gruas.Paulin Marku: “Përfaqësim dinjitoz i të gjithë motrave, grave e femrave në Lezhë dhe këtë e kemi garantuar dhe gjatë fushatës elektorale që për fatin e mirë do jenë 50% pjesëmarrje në drejtimin dhe në stafin e Bashkisë. Këtë kemi filluar ta rikuperojmë”.Në hapje të zyrës për mbrojtjen e grave është kërkuar që të jenë vetë nënat dhe vajzat, që të ofrojnë vullnetarisht informacion rreth situatës dhe problemeve me të cilat përballen./Oranews.tv/