Nishani shkarkon Canin dhe Ahmetaj si Ministra, s'ka dekret për emërimet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar shkarkimin e Ministrit të Financave Shkëlqim Cani.Po kështu Nishani ka dekretuar edhe shkarkimin e Arben Ahmetaj si Ministër  i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.Për momentin nuk ka ende një dekret për emërimet, ku sipas propozimit të Kryeministrit Rama, Ahmetaj do të marrë timonin e Ministrisë së Financave, ndërsa Milva Ikonomi do të zëvendësojë Ahmetaj tek  Ministria e  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.1 2/Oranews.tv/