Sekuestrohen 500 kg marijuana me vlerë 5 mln euro, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Këto jane pamjet e skafit me fuqi oqeanike, i cili po transportonte nga Shqipëria për në itali një sasi rreth 500 kilogram lëndë narkotike, e cila në rast se do të shitej do të kapte shifrën e 5 milion eurove.Droga, e cila mendohet se është nisur nga Shqipëria është hedhur në det nga trafikantët, të cilët megjithëse kanë qenë në ndjekje nga policitë e tre vendeve ,shqiptare, italiane dhe malazeze, kanë mundur tu shpëtojnë.Në një dalje për mediat, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, Genc Merepeza ka bërë me dije se policia shqiptare ka marrë informacion për ngarkesën që në datën 1 shkurt dhe për këtë ka njoftuar edhe palën italiane.Genc Merepeza: "Falë operacionit të përbashkët u sekuestrua sasia e lëndës cannabis sativa por trafikantët arritën t'i shpëtonin forcave të policisë së tre vendeve të aktivizuara në këtë operacion.Policia shqiptare në datën 1 shkurt mori një informacion që  një mjet rreth 20 milje nga bregu shqiptar do të bënte shkëmbimin e një sasie lënde narkotike me një peshkarexhë të huaj të dyshuar si italiane.Ky informacion u nda me homologët italianë me Guarda Di Finanza, me zyrën Interforce dhe gjatë gjithë kohës së bashku me kolonelin kemi ndjekur informacionin për identifikimin e mjeteve.Nga ndjekja që iu bë nga roja bregdetare e Malit të Zi dhe Policia Kufitare, ky mjet arriti të largohej.Gjatë zhvillimit të operacionit, nga ndjekja që u bë nga Guarda Di Finanza nga toka dhe nga ajri, mjeti për të shtuar shprejtësinë e të largohej sa më shpejt hodhi ngarkesën në det, ngarkesë e cila u sekuestrua nga Guarda Di Finanza e Italisë."Por zyrtari i policisë se shtetit nuk ka dashur të japë sqarime në lidhje me identitetin e trafikantëve apo nga cila zonë mendohet të jetë nisur  droga.Genc Merepeza: E dimim, por emrat janë sekret.Ndërsa për përfaqësuesin e Guarda di Financës  pamjet dhe fotot e bëra gjatë operacionit  të ndjekjes do t’i çojnë drejt trafikantëve.“Me provat që kemi me fotot dhe me filmimet, kemi të gjitha mundësitë për të bërë identifikimin e mjetit lundrues që u përdor për këtë trafik”.Sipas mediave italiane droga u zbulua në mënyrë rastësore nga nje avion patrullues italian, që prej kohësh  po mbikqyrin detin për shkak të krizës së emigrantëve dhe mundësisë së përfshirjes së Italisë në intinerarin e tyre.Ata deklaruan gjithashtu se kanë njoftuar autoritetet shqiptare dhe italiane për të bashkëpunuar në kapjen e autorëve dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të tyre.Pasi kanë pikasur se janë në ndjekje, trafikantët kanë ndryshuar kurs duke u larguar drejt ujrave territoriale të Malit të Zi,  ku dhe kanë hedhur në det sasinë e lëndës narkotike dhe më pas janë larguar.Nga hetimet paraprake dyshohet se droga vinte nga zona veriore e Shqipërisë.Autoret hodhen drogen ne det Një ditë më parë u ndaluan dy shqiptarë me nje gomoneNjë ditë më parë  dy shtetas shqiptarë F,M 23 vjec e K.E 55 vjec janë ndaluar nga policia italiane ndërsa udhëtonin nga Italia drejt Shqipërisë në bordin e një gomone brenda së cilës janë gjetur 11 bidonë benzinë.Policia financiare italiane në bashkëpunim me sektorin operativ të marinës së qytetit të Tarantos kanë ndaluar në zonën Torre Chianca në kufi me provincën e Brindizit gomonen në ngjyrë të verdhë e gjatë 5 metra e cila po udhëtonte drejt Shqipërisë.Dy shqiptarët që udhëtonin me të kanë deklaruar se gomone ia kanë blerë një nënshttasi italain. Shqiptari K.E 55 vjec rezulton klandestin në shtetin italian. Ende nuk dihen arsyet e transportimit të bidonave të benzinës nga Italia drejt Shqipërisë.Gomonia me 11 bidona benzinë e kapur në afërsi të Brindizit.drogaaaa