Martin Shkreli refuzon ti përgjigjet Kongresit, kongresmenët i quan budallenj

Martin Shkreli, ish-kreu i një kompanie farmaceutike ka refuzuar t’iu përgjigjej pyetjeve gjatë një seance në Kongresin Amerikan mbi politikat e kompanisë për çmimet e medikamenteve.32 vjeçari shqiptar, i konsideruar më i urryeri në botë për rritjen e çmimit të ilaçit që përdorin të sëmurët me AIDS, ka përdorur amendamentin e pestë, pra të drejtën për të mos thënë asgjë që mund ta inkriminonte.Kongresi Amerikan po heton rritjen me 5 mijë përqind të medikamentit Daraprim, i përdorur nga shumë pacientë me AIDS nga kompania e drejtuar nga Shkreli.Ky i fundit i kërkoi muajin e kaluar Kongresit imunitet në këmbim të dëshmisë së tij, por me sa duket shqiptari ka gjetur hapësira të tjera për të mos folur mbi veprimin e tij të kritikueshëm botërisht.Në gusht të 2015, Shkreli ngriti çmimin e ilaçit nga 13.5 diollarë në  750.Politikanët gjerësisht, përfshirë kandidaten demokrate për Presidente Hilari Klinton, kanë kritikuar kompaninë për rritjen e  çmimit, por Shkreli u përgjigj se media dhe politikanët nuk e kanë  kuptuar industrinë farmaceutike.Pas seancës avokati i Shkrelit tha për gazetarët se 32 vjeçari është  një "shkencëtar i shkëlqyer që ka shpëtuar shumë jetë."Kurse vetë Shkreli reagoi në twitter, duke i quajtur anëtarët e Kongresit, budallenj. “Vështirë ta besosh, që këta budallenj përfaqësojnë popullin në qeverinë tonë”.Shkreli dha dorëheqjen si kreu i kompanisë në dhjetor pas arrestimit të tij për mashtrim.