Shërbimi i radioterapisë, Rama: Synimi është transformimi i QSUT

Prej muajit mars, pacientët me sëmundje tumorale do të marrin pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shërbimin e radioterapisë.Në këtë repart është vendosur akseleratori i parë Linear, një aparaturë bashkëkohore për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, Falë një investimi prej 315 milion lekësh të qeverisë me kredi nga Austria.Ndërsa inspektoi këtë investim dhe rikonstruksionin e repartit në ditën botërore të Parandalimit të Kancerit, kryeministri Rama tha se synimi i qeverisë është transformimi i QSUT-së.Rama: Kjo qendër për vite të tëra nuk ka qenë fare një Qendër Spitalore Universitare, por ka qenë spitali i të gjithë Shqipërisë. Synimi është që të shpërndahet barra dhe të kemi disa nivele.Ndërsa ministri i Shëndetësisë tha se qendra e radioterapisë është një tregues o përmbushjes së angazhimeve të qeverisëBeqaj: Jemi angazhuar që sëmundjet tumorale do të kenë fokus të veçantë dhe sigurisht kjo qendër e fizioterpaisë modern është përmbushje e angazhimeve.Drejtorja e QSUT, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se në këtë njësi radioterapie, ne mund të trajtojmë rreth 640 pacientë në vit dhe mund të bëhen rreth 60 procedura terapeutike në ditë./Oranews.tv/