Gjermania dëbon një grup azilantësh nga Kosova dhe Maqedonia
Autoritetet gjermane kanë dëbuar një grup azilkërkuesish nga Kosova dhe Maqedonia, pas shqyrtimit të kërkesave të tyre dhe vendimit për të mos qëndruar në vend.Sipas policisë federale, azilkërkuesit u nisën nga aeroporti i Mynihut me fluturime çarter drejt destinacioneve Prishtinë dhe Shkup.Në shtator të 2015 Gjermania shpalli Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta , që do të thotë se të gjithë shtetatit nga këto vende, përfshirë Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë, nuk përfitojnë të drejtën e azilit dhe për pasojë do të dëbohen automatikisht nga Gjermanina.Gjatë këtij muaji Gjermania ka regjistruar 91.671, thuajse më pak se gjysma e nëntorit të 2015, një tregues i dukshëm që kancelarja Merkel po mban premtimin e saj per reduktimin e fluskit të klandestinëve.Gjermania ka rivendosur kontrollin në pikat kufitare më Austrinë, hyrja kryesore e emigrantëve dhe po kërkon të përshpejtojë dëbimet e atyre që nuk kualifikohen për azil.Merkel ka thënë se numri i emigrantëve që hyjnë Gjermania do të bjerë ndjeshëm pasi 1.1 milion arritën vitin e kaluar, duke e bërë kështu Gjermaninë destinacionin e preferuar të pjesës më të madhe të klandestinëve që ikin nga luftrat në Siri, Afganistan dhe Irak.