Aksident në aksin Korçë- Ersekë, një vdes, një plagoset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2016, 21:55
Një furgon në aksin Korçë-Erseke ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një kanal dhe për pasojë gjeti vdekjen njërin prej personave që gjendeshin në automjet, një tjetër u plagos.Aksidenti ndodhi pasditen e sotme , 4 shkurt 2016, rreth orës 18: 25 kur furgoni me targa TR 6149 T doli nga rruga.Viktima mësohet të jetë 31 vjeçari nga Erseka, Ergert Memo, ndërkohë që i dëmtuari Dolot Kota, 30 vjeç nga Erseka u dërgua në gjendje të rëndë në spital.Grupi hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.[caption id="attachment_669945" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Automjeti i aksidentuar ne aksin Korce-Erseke ku gjeti vdekjen nje person[/caption]/Oranews.tv/