John Kerry në Tiranë më 14 shkurt, takime me krerët e lartë të shtetit
Më 14 shkurt, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry viziton vendin tonë. Kerry do të takohet në Tiranë me udhëheqës të lartë të qeverisë për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby."Ai do të udhetojnë drejt Tiranës në Shqipëri më 14 shkurt, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës".Para se të arrijë në Tiranë, Sekretari amerikan i shtetit do të zhvillojë një vizitë katër ditore në Gjermani. Nga data 10 deri më 14 shkurt Kerry do të marrë pjesë në konferencën se 52 të sigurisë në Mynih.Gjatë qëndrimit në Mynih, Sekretari Kerry do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Sirinë për të diskutuar rreth mënyrave për t'i dhënë fund konfliktit atje.Sekretari Kerry gjithashtu do të zhvillojë nëj sërë takimesh bilaterale dhe multilaterale në qytetin gjerman.Më pas zyrtari i lartë amerikan do të udhëtojë në Sunnylands në Rancho Mirage të Kalifornisë, për t'u bashkuar me Presidentin Obama në Samitin aazitikoamerikan në datat 15 dhe 16 shkurt.Samiti ka qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Azisë në kuadrin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.Kerry është Sekretari i pestë që viziton vendin tonë. E para dhe e konsideruar historike ishte e James Baker në vitin 1991.Më pas në 1998 ishte Madeleine Albright që vizitoi një Shqipëri që gjurmët e ‘97 i kishte ende të freksta.Colin Powell u takua me zyrtarë të lartë të vendit në maj të 2003 dhe në 1 nëntor të 2012 ishte Hilari Klinton që vizitoi vendin tonë.