Çastet e fundit të Gaddafi -t para se të ekzekutohej nga rebelët libianë

Këto janë imazhet e pashfaqura ndonjëherë të kolonelit Muahamar Gadafi në momentet e fundit të jetës së tij, para ekzekutimit.I kapur nga rebelet libianë, Gadafi shfaqet i gjakosur teksa masakrohet nga turma e rebelevë në romorkion e një kamionçine. Materiali është publikuar nga rrjeti britanik BBC në një reportazh të titulluar “Gjuetia për armën e artë të Gadafit”.Video është realizuar me telefon nga luftëtari rebel Ayman Almani në tetor të  2011, teksa këto detaje janë vërtetë tronditëse.Me armën mbi kokë, teksa gjaku i rjedh nga plagët në kokë, ish-lideri libian dëgjohet teksa u lutet rebelëve ti falin jetën. Besohet se pak më vonë, njëri prej rebelëve e ka qëlluar në kokë pikërisht me armën e tij të veshur me ar.Almani, rebeli që xhiroi këto momente thotë për gazetarin e BBC se pavarësisht se islami na mëson të mos keqtrajtojmë të plagosurit, Gedafi e meritoi atë vdekje.Ai zbuloi se ka ende pistoletën qe vrau Gedafin, një armë që më vonë u bë simbol i revolucionit libian.Por Almani thotë se nuk ka qene ai që ka qëlluar, thjesht e ka gjetur pas vdekjes se liderit, por besnikët e Gedafit pretendojnë të kundërtën, duke e kërcënuar herë pas here me vdekje.400300200100600500