Reforma e pensioneve, degjenerojnë në akte dhune protestat në Greqi

Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme, ku qindra njerëz kanë mbushur rrugët e kryeqytetit  kundër reformës së pensioneve, e cila konsiderohet e nevojshme nga autoritetet për të përmbushur kërkesat e kreditorëve ndërkombëtarë.Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën masive, e zëmëruar nga masat shtesë shtrënguese të qeverisë Tsipras. Sipas të dhënave të policisë në sheshin “Sintagma” kishte rreth 50 mijë qytetarë grekë, teksa një grup të rinjsh të veshur me të zeza hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj forcave policore, të cilat u përgjigjën me granata mpirëse.Reagimi i ashpër i  qytetarëve grekë, të cilët protestojnë thuajse çdo ditë ka rritur shumë presionin ndaj Qeverisë se zgjedhur pak më shumë se një vit më parë mes tensionesh dhe trazirash në vend.Kreu i Syrizas, aktualisht ndodhet mes dy zjarresh, ku nga njëra anë janë kreditorët që kërkojnë përmbushjen e kërkesave në bazë të marrëveshjes dhe nga ana tjetër është populli i tij që kërkon qetësi dhe lehtësira.Dhjetra fluturime të brendshme u anuluan si pasojë e grevës së Sindikatave si nga sektori publik dhe ai privat, anijet mbetën të ankoruara në porte dhe transporti publik u paralizua.30 40 50 60 70