Sigurimet për profesionet e lira, edhe avokatët e Fierit të hënën grevë

Pasditen e së enjtes avokatët në Fier kanë zhvilluar një takim lidhur me vendimin e qeverisë mbi rritjen e tatimit të pagës.Sipas avokatëve kjo tarifë e vendosur nga Qeveria është e pa përballueshme për afro 70 % të avokatëve.Sipas kreut të Dhomës së Avokatisë Fier, Zenun Hajdërmataj, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ata do të ndjekin çdo rrugë ligjore e demokratike për të drejtat e tyre.Hajdërmataj pohoi se ditën e hënë do të bojkotojnë të gjitha çështjet gjyqësore, por duke përjashtuar rastet e masave të sigurisë.Këshilli drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave.