Këlni hap karnavalet nën masa të rrepta sigurie

E di si jemi ne nga Këlni, nuk trembemi nga dy pika shi. E ka nisur kështu fjalën e saj kryetarja e Bashkisë së Këlnit Henriete Reker gjatë ceremonisë hapëse të festës së karnavaleve, e cila po mbahet nën masa të rrepta sigurie në Këln të Gjermanisë.Në 11 e 11 minuta, sipas traditës, kanë qenë gratë ato që kanë hapur festën e famshme lokale në rrugët e qytetit. Me sa duket sulmet masive seksuale ndaj grave në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë trembur Këlnin dhe gratë e tij, pavarësisht veprimeve brutale të bandës prej 1 mijë personash, pjesa më e madhe emigrantë.750 vepra penale të denoncuara vetëm në një natë, mes tyre 433 seksuale.43 persona janë nën hetim, pjesa derrmuese të rinj, nga Maroku dhe Argjeria.Megjithatë autoritet kanë marrë masat që këto ditë feste gjermanët t’i kalojnë të qeta dhe pa panik. Pikërisht në vendin ku ndodhën krimet, në afërsi të stacionit qëndror të trenit, janë vendosur 6 grupe policore.Sheshi është tërësisht i rrethuar, rrugët të gjitha të ndriçuara, dhe trupat shtesë të vendosura në çdo rrugicë. Pikërisht hapja e festës së karnavaleve nga gratë ka simbolikën e saj, pasi këtë ditë gratë tregojnë forcën dhe pavarësinë e tyre. Edhe pse me policë kudo, këto ditë gjermanët do të pinë birrë pa fund, do të kërcejnë në rrugë dhe do të festojnë karnavalet sic kanë bërë edhe vitet e tjera, me shpresën pas pa drama dhe krime._88095482_3deddece-9d8f-4951-96b4-7269b83d54ca _88098664_1987f6dd-24e1-4eac-b6ae-223934e01c80 _88098666_998c873f-0dab-4e32-b16b-0e1403f878be _88105368_031281909-1 _88098668_fbb35e98-67cf-4566-ac01-1865c162ffd9/Oranews.tv/