26 mijë pasaporta italiane jashtë ligjit të blera nga grupe kriminale shqiptare dhe siriano-iraniane

Mediat italiane kanë zbardhur ngjarjen e 26 mijë pasaportave italiane të nxjerra jashtë ligjit të cilat i janë shitur organizatave kriminale shqiptare e siriano-iraniane aktive në trafikun e klandestinëve.Autoritetet italiane kanë denoncuar një nëpunës 50 vjecar,  të Institutit Poligrafik të shtetit dhe kanë vënë nën hetim 8 persona, me akuzën se kanë shitur 26 mijë pashaporta italiane të nxjerra jashtë ligjit për shkak të një gabimi poligrafik, organizatave kriminale shqiptare e siriano-iraniane që merren me trafikun e emigrantëve klandestinë.Hetimet ndaj kësaj ngjarje kanë nisur një vit e gjysmë më parë pas zbulimit të rastit të një gruaje shqiptare e cila udhëtonte nga Tirana drejt Romës. Në aeroportin e Fiumicinos, në kontrollin policor të dokumentave, ajo kishte dorëzuar një pashaportë italiane të serisë së nxjerrë jashtë përdorimit.Menjëherë autoritetet italiane kanë aktivizuar dhe skuadrat investiguese të antiterrorizmit e interpolin të cilët kanë zbuluar gjithashtu se disa nënshtetas iranianë kanë kaluar në kufirin francez me pasaporta të kësaj serie defektoze e të jashtëligjshme.Media italiane "La Repubblica" informon se  26 mijë pasaportat italiane të konsideruar të jashtëligjshme duhet të digjeshin në një furrë të caktuar enkas për këtë proces, por nëpunësi i Institutit Poligrafik i ka shitur në shkëmbim të mijërave eurove e të dozave të drogës.Në procesin e ekzekutimit me djegie të 26 mijë pasaportave duhet të ishte i pranishëm dhe një nëpunës i Ministrisë së Ekonomisë, por që në këtë rast ka firmosur pa marrë pjesë në të./Oranews.tv/