Luftoi kundër talebanëve, militantët vrasin heroi 11 vjeçar
Një djalë 11-vjeçar afgan, i vlerësuar për trimërinë e tij nga forcat kryesore të sigurisë në luftën kundër talebanëve, u vra nga militantët këtë javë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritet agfane.Duket e pabesueshme, por Wasil Ahmad, edhe pse ende fëmijë, drejtoi për 43 ditë njësinë policore në betejën 71 ditore me talebanët vitin e kaluar. Këto detaje i tregon xhaxhai i tij Mulla Samad, njëkohësisht komandant i policisë lokale në qarkun Uruzgan. Sipas zëdhënësit të guvernatorit të këtij qarku, persona të armatosur, me motoçikleta, kanë qëlluar në kokë djalin në një treg në Tarin Koët, kryeqendër e Uruzgan.Wasil u dërgua në një spital lokal dhe më pas u transferua në tjetër spital më të specializuar në Kandahar, por nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve.Talebanët morën përgjegjësinë për vrasjen nëpërmjet një deklaratë zyrtare teksa mendohet se vrasja e 11 vjeçarit të konsideruar hero në vend ka qëllime hakmarrje, pasi vëllai i viktimës dhe një pjesë e familjes së tij fillimisht kanë luftuar në krah të talebanëve, më pas kaluan me forcat qeveritare.Vdekja e tij ka shkaktuar edhe një shqetësim të madh në grupet e të drejtave të njeriut për përdorimin e fëmijëve në konflikte të armatosura. Qeveria e Afganistanit ka reaguar duke thënë se politikat e saj ndaj rekrutimit të fëmijëve kanë qenë të rrepta dhe pas këtij rasti do të nisin sërish hetimet.
/Oranews.tv/