Vrasja e Gentian Beqirit, polici që ndihmoi atentatorin të ikte është në detyrë

Polici i cili ndihmoi në largimin e autorit të vrasjes së Gentian Beqirit është në detyrë.Këtë skandal e zbuloi vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në Kuvend në seancën e sotme parlamentare.Gentian Beqiri, i cili ishte njëri prej të akuzuarve nga prokuroria për vrasjen e Sokol Çapjas, në dhjetor të 2005 u ekzekutua me pistoletë ‘silenciator’ në banesën e tij në katin e 8-të të pallatit në lagjen nr 10-të në Elbasan, ku ndodhej në arrest shtëpie. Autorët ekzekutuan dhe të atin, Nezir Beqiri. Krimi ndodhi më 15 gusht 2012.Pikërisht me vrasjen e Sokol Çapjas mendohet se ka nisur zanafilla e masakrës së mbrëmjes së 3 shkurtit 2016, e cila deri tani ka marrë jetën e 8 personave, 2 tentativa vrasjeje dhe vetëm dy të dënuar. Flitet për një përplasje mes familjes Mema dhe Çapja.Tahiri Deklarata e Tahirit në ParlamentSaimir Tahiri: Policia e ka ndjekur në vazhdimësi specifikisht këtë çështje që në thuajse një dekadë ka marrë jetën e 8 personave. Për shkak të konfliktit, në dhjetë vite janë 8 të vrarë dhe 2 tentativa për vrasje – dhe vetëm dy të dënuar! Një ndër vrasjet ka ndodhur në vitin 2012 dhe është bërë ndaj një personi që ishte me arrest shtëpie (me vendim Gjykate ruhej me detyrim me dy punonjës policie në derën e shtëpisë). Punonjësit e Policisë nuk u gjendën ku duhej të ishin, dhe vrasësit hynë në shtëpi dhe e vranë, bashkë me babanë. Dhe vrasësi i dyshuar kërkoi të dilte në kufi, e në kufi doli, pavarësisht se policit iu shfaq në ekran alarmi “person në kërkim”.Polici është arrestuar e më pas është liruar, pavarësisht se la një kriminel (apo autorin e dyshuar) të dilte nga kufiri. Dhe unë sot e marr vesh që polici është ende në detyrë e u dënua atë kohë me ulje në gradë."2 drejtues të policisë u pezulluan por s’u dha emriGentian Beqiri, i njohur si Ardian Meta, së bashku me Dritan Sheme dhe Armando Hasanin u akuzuan atëherë nga polica për vrasjen e Sokol Çapjas.Gentian Beqiri, 35 vjeç u vra në krevat. Zyrtarisht banesa ku jetonte Beqiri duhej të ishte e mbrojtur nga dy policë, të cilët nuk duhej të lejonin që Gentian Beqiri të largohej nga banesa pasi ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Por ekzekutorët kishin arritur të futeshin në pallat, më pas në apartament dhe të ekzekutonin në krevat objektivin e tyre, Gentian Beqiri, i njohur dhe si Ardian Meta.  Dy policë, Sami Derstila dhe Neshat Budina u arrestuan gati 2 orë pas vrasjes dhe SHKB nisi hetim për akuzën shpërdorim detyre dhe për ndonjë lidhje të mundshme si bashkëpunëtorë të autorëve të vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për të shtyp të mbajtur në orët e vona të mbrëmjes së 15 shkurtit, , zëdhënësja e Policisë së Elbasanit deklaroi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) kishte kërkuar pezullimin nga detyra të dy drejtuesve të Policisë, emrat dhe pozicionet e të cilëve nuk u saktësuan, si dhe atë të dy policëve të ndaluar.Atë ditë u arrestuan si të dyshuar si autorë të këtij krimi Florenc Çapja dhe Arben Jaçe. Më 17 gusht 2012,  Gjykata e Elbasanit la në arrest me burg të dyshuarin Arben Jace, ndërsa Florenc Capja do gjykohej në gjendje të lirë. Nëna e Gentianit akuzoi Çapajt për vrasjen e të birit dhe bashkëshortit të saj.Mbrëmjen e 3 shkurtit 2015, Florenc Capja ishte nder 8 te plagosurit e masakres.Dritan Sheme u vra në rrethana misterioze në Tiranë.  Familja Çapja akuzoi Fadil Memën si organizator të atentatit ndaj Sokolit. Ndaj Memës u bë një atentat por ai i shpëtoi duke mbetur i plagosur në një atentat në 2006 . Ky u fundit u ekzekutua më 13 mars 2015 në Itali ku jetonte prej vitesh.Kanë mbetur të vrarë  mbremjen e 3 shkurtit 2016 

  1. Agron Çapja,   50   vjeç, banues në  Elbasan. (babai i tre femijeve)
  1. Ardit Sinakoli ,   27  vjeç,  banues në Elbasan.
  1. Eno Bedalli,  38  vjeç,  banues  në  Elbasan.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur   dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
  1. Ardian Zharri,  45 vjeç  banues në Elbasan.
  1. Fejzulla Çapja,  58 vjeç, banues në Elbasan.
  1. Ferit Muca,  42  vjeç  banues në Elbasan
  1. Luan Muca,  47  vjeç ,banues në Elbasan
  1. Bujar Rreshka,  40 vjeç  banues në Librazhd
  1. Florenc Çapja, 35  vjeç  banues në Elbasan
  1. Arnold Çapja, 23 vjeç,  banues në Elbasan
  1. Erdis Sulku,  33  vjeç, banues në Elbasan
Pjesa tjeter e deklarates se Tahirit Unë sot jam partizan që punonjësi i Policisë të mos rrijë më në detyrë as kur merr ryshfet. Dhe kjo ndodh. Ndaj janë mbi 2 mijë punonjësit e Policisë në procedim penal e disiplinor. Sepse ne realisht besojmë se një Polici e korruptuar nuk e lufton dot korrupsionin, një Polici e inkriminuar nuk e lufton dot krimin.Po këta 2 mijë, çfarë janë në fakt? Pa drejtuar gishtin nga ju se nuk i vlen kujt, pavarësisht kujt ka qenë në qeveri, këta 2 mijë janë fatkeqësia juaj që ishit në qeveri, por janë trashëgimia jonë e përbashkët. Janë ç’kanë gjetur qytetarët: mbi 2 mijë punonjës Policie që nuk bënin detyrën, që e bënin detyrën në shkelje të ligjit, që mbanin një parcelë, që korruptonin, merrnin bakshish, bashkëpunonin me krimin, i shërbenin krimit. Këta nuk ishin as policët tanë, as policët tuaj.Këta ishin trashëgimia jonë. Për fatin tonë të keq, tuajin e të qytetarëve mbi të gjitha! Sepse viktimat reale të luftës së pamundur e pa sukses deri dje me krimin janë qytetarët, nuk jemi ne këtu që rrimë e flasim e drejtojmë gishtin ndaj njëri-tjetrit. Janë qytetarët viktimat e vërteta, që ndihen më të pambrojtur për shkak të drejtësisë që mungon, e më të pambrojtur akoma sepse votojnë një herë në katër vjet për këtë Parlament e ky Parlament në çdo katër vjet gjen çdo ditë për t’u zënë me njëri-tjetrin - por nuk mbron qytetarët. E kujt i flasim ne për “arsyet e kriminalitetit”?Unë nuk dua të merrem me akuzat tuaja. Nuk kam as kohë, as dëshirë, as vullnet, e besoj nuk ma lejon as detyra. Keni thënë se jam “i korruptuar”, “kriminel”, “bashkëpunëtor me kriminelët”, “kam ecur në makinë me kriminelë e kam bërë pazare me krimin” e kështu me radhë.Unë ju kam sfiduar në institucione! Keni provë? Shkoni në Prokurori (siç shkova unë), e depozitojini!Keni provë shkoni në Prokurori siç shkova unë vetë. Shkoni depozitojini. Jam gati të përgjigijem çdo sekondë përballë jush, përballë publikut, e mbi të gjitha përballë ligjit, për si jam rritur, për familjen që më ka rritur dhe për mënyrën si dua të rris fëmijën tim. Unë këtë bëj.[caption id="attachment_669983" align="alignnone" width="640"]gentian beqiri Ne foto: Trupi i pajete i Gentian Beqirit duke u derguar per ne morg[/caption]