Mazniku: Projekti i parkimit nëntokësor nuk dëmton funksionin e parkut "Rinia"
Përfaqësues të shoqërisë civile janë reshtur që në fillim kundër projektit të parkimit nëntokësore pranë Parkut Rinia. Por, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i ka siguruar ata se projekti në fjalë nuk dëmton fuksionin e parkut, madje sipas numrit dy të bashkisë kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare.Mazniku: Parku Rinia si park nuk dëmtohet, pra nuk preket në asnjë moment nga funksionaliteti si park. Dhe nga një studim krahësimor me kryeqytetet e Europës na rezulton që një pjesë e madhe e metropoleve europiane kanë në zonën e qendërës parkingje të mëdhaja.Gjatë dëgjesës publike të mbajtur në bashkinë e Tiranës, Mazniku tha se diskutimet për këtë projekt e kanë zanafillën që në vitin 2001Mazniku: Në vitin 2005 Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka hapur rrugën ndërtimit të dy parkimeve nëntokësore një në Parkun Rinia dhe një në Sheshin Italia, kjo në vijmësi të studimit të 2004 që prezantuam pak më përpara. Në vitin 2008 qeveria ka ndërtuar ndërtimin me koncesion të dy parkimeve nëntokësore. Në vitin 2009 bashkia ka hapur garën për dy koncesione dhe pas garës ka shpallur fituesit.Ndërsa për më shumë detaje rreth projektit, takimi vijoi me pyetje-përgjigje mes palëve.