Mrekullitë e natyrës, lumi ngjyroset në blu

Këto fotografi duken sikur janë si piktura. Protagonist është Rio Celeste me ujëvarën e saj, një nga lumenjtë kryesorë që rrjedhin në Kosta Rika. Ndodhet në Parkun Kombëtar Vullkanor Tenorio, në rajonin e Guanacaste, pak kilometra larg vullkanit Arenal. E vecanta e këtij lumi është që brenda uji papritmas bëhet blu. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Kosta Rikës, toni i Rio Celestes nuk është një fenomen kimik. Në të vërtetë në fund ndodhen disa gurë të mbuluar me një substancë të përbërë nga alumini, silici dhe oksigjeni të cilët e bëjnë më të qartë reflektimin e ngjyrës natyrale të ujit në rrezet e diellit.