Bashkia Kukës ul taksat vendore për familjarët dhe bizneset
Në Kukës, Bashkia ka ulur taksat vendore të pastrim-gjelbërimit dhe ndriçimit, me qëllim shtimin e numrit të tatimpaguesve. Kjo masë nxitëse përveç familjarëve, pritet të ndikojë dhe tek kompanitë minerare, kontributi i të cilave sipas Bashkisë ka qenë shumë i ulët.Këte vit vendorët në Kukës kanë ulur taksat vendore për familjarët me 50%, duke iu mundësuar banorëve të paguajnë një tarifë të ulët si një formë nxitje për rritjen e numrit të tatimpaguesve.E njëjta taktikë është ndjekur dhe për bizneset, ku sipas Drejtorit të të ardhurave në Bashkinë Kukës prioritet do të kenë kompanitë minerare dhe hidro-energjitike.Mirdash Hoxha: Prioritet do të jenë kompanitë minerare të cilat operojnë në qarkun e Kukësit dhe nuk janë pak. Janë rreth 31 kompani minerare që operojnë në qarkun e Kukësit dhe deri tani për hir të së vërtetës komuniteti nuk është se ka përfituar nga këto kompani, në mënyrë kategorike.Gjithsesi ne mundohemi që të paktën të ardhurat që do të mblidhen prej tyre të shkojnë në funksion të zgjidhjes së problemeve të infrastrukturës në komunitet ku ata operojnë.Në Kukës ushtrojnë aktivitetin minerar më shumë se 30 kompani minerare të liçensuara, ndërsa banorët kanë protestuar shumë herë për dëmet e mëdha që kanë shkaktuar në zona të ndryshme.