Vijon kthimi nga Gjermania, në 14 ditë të 2016 u riatdhesuan 1013 shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2016, 16:07
Plot 1013 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Gjermania në harkun kohor të 14 ditëve. Ambasada gjermane në Tiranë jep të dhënat mbi kthimin e azilkërkuesve në Shqipëri, që startojnë me 20 janar të këtij viti deri ditën e djeshme 3 shkurt, ku janë kthyer në Tiranë 130 persona. Të dhënat mbi datat e kthimit dhe numrit të riatdhesuarvenë datën 20.01.2016 – 28 personanë datën 22.01.2016 – 294 personanë datën 27.01.2016 – 66 personanë datën 28.01.2016 - 17 personanë datën 29.01.2016 - 390 personanë datën 02.02.2016 - 88 personanë datën 03.02.2016 - 130 persona